Deputeti Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa e konsideron të ulët vlerën e koeficientit të Ligjit të Pagave. Mustafa ka thënë në një deklarim për medie, se vlera është dashur të jetë 125 euro, raporton Ekonomia Online.
“Ne si LDK vlerësojmë që kjo vlerë është tejet e ulët dhe nuk reflekton nevojat e qytetarëve në këtë kohë krize të rritjes së çmimeve. Kemi një koeficient i cili nuk reflekton nevojat e shumë sektorëve. Duke filluar nga sektori shëndetësorë ku kemi një ikje masovike të kuadrit shëndetësor nga Kosova. Ne si LDK vlerësojmë që vlera e një koeficienti do të duhej të ishte 125 euro dhe do të bëjmë atë që kemi fuqinë politike në Kuvend që këtë vlerë 125 euro ta përfshijmë në buxhet”, tha Mustafa.