LDK: Kurti nuk reflektoi, e dorëzuam mocionin me 46 nënshkrime

Prishtinë | 20 Mar 2020 | 17:59 | Nga Ekonomia Online

Lidhja Demokratike e Kosovës, meqë nuk ka pranuar kërkimfalje nga kryeministri Albin Kurti, e ka dorëzuar në ora 16:00 mocionin e mosbesimit për Qeverinë Kurti, raporton Ekonomia Online.

Një një njoftim të kësaj partie është se përkundër vendimit të Kryesisë së LDK-së, kryetari  kësaj partie Isa Mustafa i ka dhënë një mundësi shtesë Kryeministrit Kurti që të reflektojë sot në heqjen e plotë dhe pa kushte të tarifës si dhe ta kthejë në detyrë ministrin Veliu, me kërkim falje për veprimin e ulët ndaj tij.

“Por, Kryeministri nuk reflektoi. Prandaj, sot në fund të orarit të punës, LDK ka dorëzuar kërkesën për mocion të mosbesimit me 46 nënshkrime.”, ëshë thënë në njoftimin e LDK-së.

Burimet tona thonë që paraprakisht është zhvilluar një takim me Kurtit e Mustafës.

Të ngjashme