LDK lëshon takimin konsultativ – Bajrami: Dehari s’ka mandat të zhvillojë konsulta të tilla

Prishtinë | 17 Pri 2025 | 12:53 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se Avni Dehari, s’ka mandat që të zhvillojë konsullta me përfaqësuesit e partive politike, ashtu siç ai i ftoi më herët partitë, raporton Ekonomia Online.

Bajrami ka thënë se kjo ka qenë arsyeja pse dolën prej takimit.

“Nuk diskutuam asgjë, sepse kryesuesi i seancës konstituive, Dehari, nuk ka të drejtë të thërrasë përfaqësuesit e partive politike për çfarëdo konsultimi. Thjesht jep një raport, ai është kryesues i seancës konstituive dhe këto janë çështje procedurale. Ne e thamë se ai nuk ka një mandat të tillë për të vazhduar me konsultime të tilla, dhe dolëm nga takimi,” tha Bajrami.

Të ngjashme