Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se sot gjatë ditës do të mbajë një konferencë për medie.
Në njoftim bëhet e ditur se konferenca do të mbahet në selinë qendrore të partisë, në orën 12:00.
“Me datë 12 maj 2021, në orën 12:00, Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për media”, thuhet në njoftimin e LDK’së.
LDK nuk e ka treguar arsyen e thirrjes së kësaj konference.
Ndryshe, kjo parti edhe të shtunën ka mbajtur një konferencë për media.
Shkëmb Manaj nga kjo parti ka deklaruar se LDK e mbështet propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje për ngritjen e padisë për gjenocid ndaj Serbisë.
“LDK e mbështet fuqishëm ngritjen e kësaj padie. Me vlerësimin tonë do të thotë krimet që janë kryer nga pushteti i Serbisë ndaj popullatës civile shqiptare përbëjnë elemente të shfarosjes, që përbëjnë elemente të gjenocidit”, ka thënë Manaj.