LDK në Lipjan anulon manifestimin, pas aksidentit tragjik

Prishtinë | 16 Mar 2019 | 19:50 | Nga Ekonomia Online

Është anuluar manifesti i 29 vjetorit të themelimit të LDK-së dega në Lipjan, dhe të gjitha aktiviteteve tjera politike.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, përshkak të aksidentit të ndodhur në Duhël, ku humbën jetën dy të rinjtë, Leonard Retkoceri dhe Sahit Tmavës.

Njëkohësisht LDK dega në Lipjan shpreh ngushëllimet të sinqerta familjarëve, te rinjve dhe gjithë qytetarëve të Komunës së Lipjanit.

Postimi i plotë i Ahmetit:

Me vendim të Kryetarit Imri Ahmeti anulohet manifestimi me rastin e 29 vjetorit të themelimit të LDK-së dega në Lipjan dhe të gjitha aktiviteteve tjera politike.

Duke ndjerë dhimbjen me familjen Retkoceri dhe Tmava me rastin e humbjes së dy djemve të tyre, Leonard Retkoceri dhe Sahit Tmavës të cilët humbën jetën në një aksident në Duhël, është anuluar manifestimi i cili ishte paraparë të mbahet nesër në Restauruat AGI në Lipjan.

Njëkohësisht LDK dega në Lipjan shpreh ngushëllimet të sinqerta familjarëve, te rinjve dhe gjithë qytetarëve të Komunës së Lipjanit.

Të ngjashme