LDK nis zyrtarizimin e kandidatëve për zgjedhjet lokale

Prishtinë | 10 Kor 2025 | 16:23 | Nga Ekonomia Online

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka filluar mbledhjen e radhës, në të cilën pritet të zyrtarizohen kandidatët për kryetarë të komunave për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, deklaroi se partia sot është në atmosferë festive, pasi po hyn në fazën përgatitore për zgjedhje. “LDK sot ka festë. Jemi duke u përgatitur për zgjedhje”, tha Abdixhiku, duke shtuar me humor se për gazetarët do të ketë “kafe, ujë e llokume”.

“Na nuk i kemi për gazetarë nga 100 mijë euro me ju dhënë për intervistë”, tha ai.

Të ngjashme