LDK nuk merr pjesë në varrimin e Demaçit

Prishtinë | 28 Kor 2018 | 13:42 | Nga

Udhëheqësit e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk kanë marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Adem Demaçit, njërit prej njerëzve të rrallë që i ka dhënë gjithçka që ka pasur për shqiptarët.

Zyrtarët e LDK’së nuk i kanë harruar inatet që kanë pasur me Adem Demaçin, i cili vazhdimisht ka kritikuar Ibrahim Rugovën.

Në varrimin e Adem Demaçit nuk kanë marrë pjesë udhëheqësit aktual të LDK’së. Megjithëse, kur vdiq Demaçi, LDK kishte lëshuar një komunikatë, me të cilën e cilësonte atë si simbol të sakrificës kundër regjimit të Serbisë.

Ndërkohë, në seancën komemorative të Parlamentit, një pjesë e deputetëve të LDK’së nuk kishin marrë pjesë, në mesin e të cilëve Armend Zemaj e Naser Rugova.

Express ka provuar të marrë një qëndrim të udhëheqësve të LDK’së se pse s’kanë shkuar në varrim, mirëpo, s’kanë dashur të flasin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme