Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka deklaruar se partia e tij nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket kundërshtimit për votimin e Albulena Haxhiut si kryetare e Kuvendit.
“Nuk ka pasur asnjë ndryshim në qëndrim,” është shprehur shkurt Gashi, duke konfirmuar se LDK mbetet kundër këtij propozimi nga Vetëvendosje.
