Lidhja Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se në ora 20:00 do të mbahet konferencë për media. Këtë njoftim e LDK’ja e ka bërë adresuar mediave, ku ka konfirmuar se konferenca do të mbahet nga kryetari i saj.
Lumir Abdixhiku do të mbajë konferencë në ora 20 në selinë qendrore të partisë.
Më poshtë gjeni njoftimin e plotë:
Të nderuar përfaqësues të medieve,
Sonte (e premte), më datë 2 prill 2021, në orën 20:00, kryetari i LDK-së, Dr. Lumir Abdixhiku, mban konferencë për medie.
Konferenca mbahet në selinë qendrore të LDK-së.
Ftoheni të përcjellni këtë ngjarje!