LDK pas skandalit me ambasadorin Berishaj: Mazhoranca për këtë arsye po e kundërshton Komisionin Hetimor

Prishtinë | 27 Pri 2022 | 13:43 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shprehur shqetësimin e saj për skandalin me ambasadorin e Kosovës në Slloveni, Martin Berishaj, i cili dyshohet se është implikuar në një skandal të madh financiar bashkë me kryetarin e Partisë së Lirisë në Slloveni, Robert Golob, raporton Ekonomia Online.

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, në një konferencë për medie ka thënë se pikërisht ky skandal janë arsyet kryesore që mazhoranca po e kundërshton themelimin e Komisionit Hetimor.

“Të gjitha skandalet e njëpasnjëshme janë një rezultat e një politike të brendshme populliste. Shkarkimet pas shpërfaqjes të së vërtetave janë të domosdoshme. shpërthimi i skandalit me ambasadorin në Slloveni konsiderojmë se është njëra ndër arsyet kryesore pse ky pushtet po e kundërshton në të gjitha mënyrat formimin e komisionit hetimor. Përmes këtij komisioni ne po synojmë të vërtetat e pushtetit që me çdo kusht po mundohet t’i mbajë të fshehura ato”, tha Halimi, derisa konfirmoi se kanë arritur t’i mbledhin 40 nënshkrime për formimin e këtij Komisioni, duke thënë se nuk do të heqin dorë.

Shkëmb Manaj nga kjo parti ka thënë se Berishajt iu deshën shtatë muaj për të bërë pazar me blerjen e energjisë elektrike.

Sipas tij, ky skandal është arsyeja e vetme e rezistencës së pushtetit për mosformimin e Komisionit Parlamentar.

“Ky skandal shpërfaq më së miri rolin e pushtetit me refuzimin e projektit amerikan të gazit. Përgjigjet do t’i marrim me hetimin parlamentar të cilin pushteti po mundohet ta ndalë. Për herë të parë pushteti po mundohet të ndalë një nismë ligjore. Ky është pushtet absolut. Deri sot nuk është ndërmarrë asnjë masë, as ajo e pezullimit nga puna e ambasadorit. Nuk ka as dorëheqje morale sepse e ka mburojë pushtetin”, ka thënë ai.

Të ngjashme