LDK po bân politikë, sepse do me e nxjerrë maksimumin nga koalicioni. E drejtë.
Po pse VV-ja psh. nuk i kundërpërgjegjet me politikë të barasvlefshme, tuj i shkelë “vijat e kuqe”, që kish me e determinu sjelljën e LDK-së?
Do të ishte po aq e drejtë.
Shumë njerëz në Kosovë partitë politike i shohin ose si shenjtni qiellore ose si faltore tokësore që rrfejnë udhën për parajsën, e jo si organizata “kafshësh politike” që interesat e tyne dhe pragmatizmin politik i përshtasin simas teorisë së lojnave, konform me momentumet politike.
Politika âsht art i t’mundshmës mes akterëve në nji skenë politike.
Partitë në demokraci derivojnë pushtet politik, jo postulate religjioze!?