LDK-së i vështirësohet puna, një deputet humb mandatin

Prishtinë | 29 Pri 2020 | 19:10 | Nga Ekonomia Online

Deputeti Etem Arifi ka humbur mandatin për shkak se është i dënuar me 1 vit burgim me vendim të plotfuqishëm.

Këshilltari i kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, Erzen Vraniqi, e ka bërë publik lajmin duke thënë se Kuvendi tanimë ka 119 deputetë, njofton Klan Kosova.

Vota e Arifit, që vjen nga Partia e Ashkalinjve për Integrim, kishte qenë e llogaritur nga LDK-ja që po synon të foromojë qeverinë e re duke ia vështirësuar më shumë punën për sigurimin e votave.

Arifi është dënuar për veprën penale “Mashtrim me subvencione”.


Të ngjashme