Me rastin e rrëzimit të një aeroplani në Maqedoninë e Veriut ku mbetën të vdekur katër persona, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dërgon këtë telegram ngushëllimi:
“Fatkeqësisht mora lajmin për humbjen e një familjeje bullgare katër anëtarëshe gjatë udhëtimit me aeroplan në Maqedoninë e Veriut. Familjes dhe popullit të Bullgarisë iu shpreh ngushëllimet e mia dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës”.