I nominuari i LDK-së për Kryeministër, Avdullah Hoti ka paralajmëruar se me subjektet politike të cilat po synojnë ta formojnë qeverinë e re, sot do t’i përmbyllin të gjitha çështjet dhe do të dalin para qytetarëve me qeverinë e re.
Sipas tij, është çështje ditësh kur pritet të votohet kabineti i tij qeverisës në Kuvendin e Kosovës.
Hoti para gazetarëve tha se kanë marrë dakordacën e gjitha partive për koalicionin bashkëqeverisës, përfshirë AKR-në e Behgjet Pacollit.
Ai theksoi se pjesëmarrja e Listës Serbe do të jetë në përputhje të fuqisë politike që ka dhe në përputhje me normat kushtetuese.