Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një konference për medie ka ftuar të gjithë qytetarët, anëtarët e partive politike dhe të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje ta respektojnë kodin e mirësjelljes gjatë këtij procesi zgjedhor.
Florian Dushi, nga shtabi zgjedhor i LDK-së, e ka vlerësuar pozitivisht pjesëmarrjen e deritanishme të qytetarëve në votime.
Më tej ai ka ftuar të gjithë qytetarët që të dalin masivisht në zgjedhje, raporton Ekonomia Online.
“Dalja e qytetarëve në zgjedhje është argumenti më i madh që ne po shkojmë drejt një demokracie. “Ftojmë, subjektet politike, anëtarët që të respektojnë kodin e mirësjelljes, me qëllim të kemi proces të drejtë dhe demokratik”, ka theksuar Dushi.
Sipas tij, gjatë kësaj kohe janë shënuar disa parregullsi teknike por që ndikojnë aspak në procesin zgjedhor.
“Deri më tani kemi pranuar për disa raporte nga komunat që kanë të bëjnë me aspektin teknik, po që nuk ndikojnë në procesin zgjedhor “, ka thënë Dushi.