Anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se partia e saj nuk ka paraqitur deri tani kërkesa për poste ministrore në kuadër të një marrëveshjeje të mundshme me Lëvizjen Vetëvendosje.
Duke folur për takimin me kryeministrin në detyrë Albin Kurti nesër, Lushaku-Sadriu tha se diskutimet janë në fazën fillestare dhe se një marrëveshje politike ende nuk ekziston.
Në këtë fazë nuk kemi kërkesë. Kërkesa jonë tani ka të bëjë me formimin e presidentit, meqë aty jemi si parti politike që kërkojmë ose kemi peshën e votës dhe kërkohen votat tona për përbërjen e presidentit.Nëse kjo na çon te diskutimi edhe për qeverinë, pastaj do të diskutojmë”, u shpreh ajo në “DPT te Fidani” në Klan Kosova
Ajo theksoi se para ndarjes së posteve duhet të ketë pajtim për çështjet kryesore, orientimet strategjike dhe programin për vendin.
Lushaku-Sadriu shtoi se takimi me Kurtin ka për qëllim të kuptohen pozicionet e palëve dhe se arritja e një marrëveshjeje varet nga gatishmëria për kompromis dhe krijimin e një partneriteti politik për formimin e institucioneve.