Trashëgimia e XXXTentacion do të jetojë pas vdekjes së tij.
Reperi që u vra të hënën do të behej së shpejti baba.
20-vjeçari dhe e dashura e tij, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, ishin në pritje të një fëmije.
Lajmi është konfirmuar nga nëna e tij, Cleopatra Bernard me anë të një postimi në Instagram të enjten.
“Ai na la dhuratën e fundit,”-shkruan Bernard.
Nuk dihet ende nëse XXXTentacion ishte në dijeni se e dashura e tij ishte shtatzënë.
Reperi u qëllua për vdekje pasi doli nga një dyqan motorash në Florida.
Të mërkurën policia arrestoi të dyshuarin Dedrick Devonshay Williams, 22 vjeç.
Të dhënat tregojnë se Williams është nën akuzë për vrasje të shkallës së parë pa paramendim, drejtim makine pa patentë dhe vjedhje makine.