LeBron James ka bërë një tatuazh të ri në trup për nder të shokut të tij, Kobe Bryant, i cili vdiq para disa ditësh.
Bryan vdiq mëngjesin e së dielës së bashku me vajzën e tij 13-vjeçare Gianna dhe shtatë persona tjerë në një aksident me helikopter.
Vdekja e legjendës botërore ka shokuar të gjithë njohësit e sportit, por në veçanti ata të basketbollit.
Ish-bashkëlojtarët dhe miqtë e tij janë ata të cilët e kanë përjetuar më keq vdekjen tragjike të Bryantit.
Njëri nga ta padyshim se është LeBron James, i cili e vuajti shumë vdekjen e tij, ndërsa tani ka ardhur me një veprim të madh për nder të tij.
James ka bërë një tatuazh të ri në këmbë, ku shkruan “Mamba 4 life” apo në shqip “Mamba për jetë”.
Dhimbjet dhe nderimet për Bryantit i kanë bërë në mënyrë të ndryshme edhe shumë emra tjerë të njohur.