LA Laker ka shënuar fitore në përballjen me Portland Trail Blazers, me rezultatin 110:114.
“Mbreti” James ishte më i miri në anën e skuadrës nga Los Angeles, shkruan lajmi.net.
LeBron kontribuoi me 28 pikë dhe shtoi 7 asistime për skuadrën e tij, në fazën ofanzive.
Gjithashtu James shtoi edhe pesë kërcime dhe dy topa të vjedhur, sa i përket fazës defanzive.
Ishte një seri prej 16:0 në çerekun e tretë të takimit që bëri të mundur fitoren për LA Lakers.
Për Portland, më të dalluarit ishin Damian Lillard dhe C.J. McCollum me nga 30 pikë secili.