Ledina Çelo ka folur për shkëputjen nga muzika dhe ka premtuar një rikthim të shpejtë dhe të fuqishëm.
“Asnjëherë s’jam shkëputur nga muzika me dëshirë, por angazhimi me familjen më ka penguar pak”.
“Por, jam duke punuar për një projekt, por dua të mbetet pak sekret. Pak ditë me parë vajza ime duke parë një koncert me tha mami kur do dalësh në skenë, dhe kjo më bëri shumë të lumtur”.
“E kundërta është me djalin. Pak vite më parë kur isha për një xhirim në Tiranë dhe zgjatën pak si shumë, ai tri javë nuk kishte fjetur dhe më lutej mami mos ik më”, ka treguar ajo për “Pushime on Top”.
Këngëtarja ka thënë u këndon vazhdimisht fëmijëve dhe shprehet e bindur se e bija do t’i futet me sukses rrugës së muzikës.
Ledina është pyetur edhe në lidhje me figurën trupore dhe dietën, për të cilën ka thënë se është tepër strikte, gjë që e bën të jetë edhe në një formë fizike shumë të mirë edhe pse vitet kalojnë dhe ka lindur edhe dy fëmijë.
“Bëj kujdes me ushqimin. E dashuroj vrapin dhe sportin në përgjithësi”, është shprehur ajo.
https://www.instagram.com/p/BlGP2hZH0D1/?utm_source=ig_embed
https://www.instagram.com/p/BirYYLJHRNg/?utm_source=ig_embed