Këngëtarja e njohur shqiptare, Ledina Çelo, është kthyer në Shqipëri për pushime.
Ajo ka ardhur nga Gjermani për të shijuar ditët e nxehta në bregdetin e vendlindjes.
E teksa po e shijon qëndrimin në rivierën shqiptare, Ledina nuk po heziton që të ndajë me fansat në rrjetet sociale edhe momentet e bukura që po i kalon atje.
Në disa fotografi të fundit të publikuara në rrjetin social Instagram, këngëtarja nga Shqipëria është dukur mjaft atraktive teksa ka pozuar me bikini të zeza.
Duke shijuar perëndimin e diellit, Ledina pozoi në imazhin pasues duke ekspozuar të pasmet e saj atraktive.
Pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve e kanë komplimentuar për vijën e saj trupore në moshën që ka.
Këngëtarja Çelo përndryshe ka kohë që iu mungon fansave në prurjet e reja muzikore, teksa kënga e fundit që solli ishte “C’est La Vie” në bashkëpunim me Majk Çelon vitin e kaluar.