Lidhja e Ledri Vulës dhe Adela Sollakut duket se po i reziston kohës dhe vetëm sa po shkon duke u konsoliduar.
Çifti po duken të lumtur si kurrë më parë dhe mbase mbajtja në sekret e çdo zhvillimi është çelësi i kësaj lidhjeje të shëndoshë.
Pavarësisht faktit se në rrjete sociale nuk po ekspozohen akoma, paraqitjet publike të tyre janë të pashmangshme.
Prive.al ka siguruar foto të dyshes në një kafiteri ku sikurse secili në epokën e teknologjisë, edhe dyshja vëmendjen e kanë të përqendruar në telefon.
Kujtojmë se Ledri me sukses të madh po vazhdon koncertet çdo mbrëmje teksa shumë shpejt priten ‘bombardimet’ e rradhës me Gjikon e Vig Poppan.