Sara Hoxha dhe Ledri Vula disa muaj më parë i dhanë fund lidhjes së tyre disa vjeçare nga e cila kanë edhe një vajzë, Poem Blu.
Lajmet për ndarjen e tyre filluan të qarkullonin pasi dyshja nuk ndiqnin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale, ndërsa fshinë nga llogaria e tyre në Instagram edhe fotot që kishin së bashku.
Mirëpo së fundmi Sara ka nxitur dyshimet e publikut se dyshja i kanë lënë mënjanë problemet dhe po bëjnë një hap para për tu rikthyer sërish me njëri-tjetrin.
Ka qenë influencerja e cila së fundmi ka vendosur që të ndjek në Instagram Ledrin, por ndryshe nga ajo reperi nuk e ndjek në rrjetet sociale ish-partneren e tij.
Ndarja e reperit kosovar me Sara Hoxhën bëri bujë në mediat rozë për muaj me rradhë, megjithëse dyshja kanë vendosur që të heshtin në lidhje me marrëdhënien e tyre.