Legalizimi i marijuanës në NBA, Durant: E shijoj, është kaq e thjeshtë

Prishtinë | 28 Kor 2023 | 09:50 | Nga Ekonomia Online

Përdorimi i marijuanës mes lojtarëve të NBA ka qenë një çështje e përfolur gjatë gjithë historisë së ligës.

Shumë lojtarë aktualë dhe të mëparshëm e kanë pranuar hapur përdorimin e kësaj substance rregullisht.

Mes lojtarëve aktivë, Kevin Durant është një figurë e shquar që mbron përdorimin e drogës.

Kur marihuana u hoq nga lista e substancave të ndaluara, pati spekulime se Durant ishte përfshirë në shtytjen për këtë ndryshim.

Ylli i The Suns konfirmoi se ai kishte folur me komisionerin e NBA, Adam Silver për të mbështetur këtë proces, transmeton Klankosova.tv.

“Unë në fakt thirra [Adam Silver] dhe rekomandova që ai të hiqte marihuanën nga lista e substancave të ndaluara. Ndjeva sikur po bëhej një gjë në mbarë vendin dhe në mbarë botën. Stigma pas saj nuk ishte aq negative sa ishte më parë. Nuk ju ndikon në mënyrë negative. Ai ra dakord… Unë thjesht e shijoj, është kaq e thjeshtë”, u shpreh Durant.

Durant rrëfeu se ai mori pjesë në takimin e tij me Silver ndërsa ishte nën ndikim dhe Komisioneri ishte në gjendje të dallonte aromën.

“Ai e ndjeu atë kur hyra brenda, kështu që nuk më duhej të thosha shumë. Ai e kuptoi se ku po shkonte kjo. Dua të them, është NBA, të gjithë e bëjnë atë. Është si vera në këtë pikë”, tregoi ai.

Sipas Durant, përdorimi i marihuanës është një praktikë e sigurt dhe mund të krahasohet me pirjen e verës.

“Është e padrejtë të stigmatizohet marijuana dhe të ndalohen lojtarët ta përdorin atë, veçanërisht pasi lojtarët e NBA lejohen të konsumojnë alkool dhe të marrin ilaçe kundër dhimbjeve me recetë që mund të krijojnë varësi”.

Shumë lojtarë kanë mbështetur hapur legalizimin e marijuanës në sport.

Në vitet e fundit, lojtarët e NBA kanë qenë të hapur për përdorimin e marihuanës.

Të ngjashme