Leganesit i refuzohet kërkesa për të transferuar një sulmues

Prishtinë | 27 Shk 2020 | 14:44 | Nga Ekonomia Online

Klubit të La Ligas, Leganes i është refuzuar kërkesa për të transferuar një sulmues jashtë afatit kalimtar.

Leganesi ka bërë kërkesë në Federatën e Futbollit të Spanjës për leje që të transferojë një sulmues, pasi Barcelona ia mori sulmuesin Martin Braithwaite para disa ditëve, jashtë afatit kalimtar. Federata kishte aprovuar kërkesën Barcelonës për të transferuar një lojtar jashtë afatit kalimtar, pas lëndimit të Ousmane Dembeles.

Barcelona u përcaktua për Braithwaiten dhe pagoi klauzolën për lirim që kishte danezi në kontratë me Leganesin, vlera e të cilës ishte 18 milionë euro.

Por, Leganesit nuk i është ofruar mundësia e njëjtë.

“Ne po përballemi me rregullore jokorrekte, që rrezikon integritetin e garës dhe të drejtën e gjitha klubeve të garojnë me kushte të njëjta. Kjo ka shkaktar dëm të madh dhe serioz te klubi ynë”, është thënë në një komunikatë të Leganesit, transmeton Koha.net.

Të ngjashme