Legjenda polake e paralajmëron kombëtaren e tij: Shqipëria është më e fortë se Çekia

Prishtinë | 27 Mar 2023 | 13:30 | Nga Ekonomia Online

Ish-presidenti i Federatës së Futbollit të Polonisë, Zbigniew Boniek ka paralajmëruar kombëtaren polake para ballafaqimit me Shqipërinë.

Boniek, ka thënë se Polonia duhet të luajë një ndeshje komplet ndryshe, nga ajo e fundit ndaj Çekisë, ku pësuan humbje.

Sipas tij, përballja ndaj Shqipërisë nuk do të jetë e lehtë, pasi është më lart se kombëtarja çeke.

“Polonia duhet të luajë një ndeshje krejtësisht të ndryshme. Për mendimin tim, Shqipëria është më lart se kombëtarja çeke. Nuk do të jetë e lehtë, por në fund duhet të ketë një fitore”, shkroi në Twitter Boniek.

Shqipëria do të përballet me Poloninë, në Varshavë,, me fillim nga ora 20:45.

Të ngjashme