Sot do të zhvillohet xhiroja e parafundit në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.
Llapi do të jetë nikoqir para shikuesve të vetë në Zahir Pajaziti të skuadrës së Feronikelit.
Llapjanët më vetëm matematikisht kanë gjasa që të shpallen kampion, gjersa drenicakët janë lider të ligës me dy pikë më tepër se vendi i dytë, Prishtina.
Kjo e fundit në xhiron e kaluar në Fadil Vokrri kishte mposhtur (1-0) podujevasit dhe pas takimit trajneri i skaudrës, Tahir Batatina kishte nxitur debate duke pohuar se “Prishtina nuk bëhet kampion me ndihmën e FFK-së”.
Kjo ka bërë që tifozët edhe LLapit të kërkojnë që skuadra e tyre e zemrës të mos jep maksimumin dhe të luajë me skuadrën e dytë, përkatësisht të juniorëve.
Se a do të ndodh një gjë e tillë do të tregoj fusha e stadiumit “Zahir Pajaziti”, ku do të zhvillohet edhe ndeshja me fillim në ora 16:00.
Më poshtë fotoja e publikuar mbrëmë në Facebook. /Telegrafi/