Sot do të zhvillohet ndeshja e Superkupës së Anglisë.Ndeshja do të zhvillohet mes fituesit të Premierligës, Manchester Cityt dhe fituesit të Kupës FA, Leicester Cityt, shkruan GazetaBlic Sport.
Manchester City ishte kampion i sezonit të kaluar në Premierligë, kurse Leicester City e fitoi Kupën e FA duke e mposhtur Chelsean në finale me rezultat 1-0.
Para ndeshjes janë publikuar formacionet zyrtare të dy skuadrave.Leicester City: Schmeichel, Ricardo, Amartey, Soyuncu, Bertrand, Ndidi, Tielemans, Perez, Maddison, Barnes,Vardy.Man City : Steffen, Cancelo, Dias, Ake, Mendy, Fernandinho, Gundogan, Palmer, Mahrez, Edozie, Torres.