Leicester City ka konfirmuar se pronari i klubit, Vichai Srivaddhanaprabha është në mesin e pesë të vdekurve nga aksidenti i helikopterit të tij mbrëmjen e së shtunës.
“Me keqardhjen më të madhe dhe kolektivisht me zemër të thyer konfirmojmë se pronari ynë, Vichai Srivaddhanaprabha, është në mesin e atyre që tragjikisht kanë humbur jetën të shtunën kur helikopteri që e barte atë dhe katër persona tjerë u rrëzua jashtë stadiumit ‘King Poëer’, ka deklaruar një zyrtar i klubit, njofton Skysports.