Diar Statovci nga Forca e Sigurisë së Kosovës ka diplomuar sot me sukses në në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst.
Ai ishte një nga 200 kadetët oficerë në Mbretërinë e Bashkuar dhe një nga 35 kadetët ndërkombëtarë që shkuan atje nga 27 vende të ndryshme. Programi njëvjeçar i oficerëve të rinj është fizikisht kërkues, si dhe sfidues në aspektin akademik.
Për këtë ka njoftuar ambasada britanike në Kosovë, e cila e ka uruar Statovcin për këtë arritje.
“Diari është kandidati i dytë ushtarak nga FSK-ja, i cili ka kaluar procesin e përzgjedhjes në Mbretërinë e Bashkuar në maj 2020. Ai do të kthehet në Kosovë në ditët e ardhshme për një pushim të merituar para se të marrë komandën e Togës në FSK. I urojmë gjithë të mirat në karrierën e tij të ardhshme”.