Komisioni Hetimor për hidrocentralet ka vendosur që të ftojë në raportim të mërkurën Bordin e ZRrE-së, dhe ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, lidhur me lejen e lëshuar për kompaninë “KELKOS”, raporton Ekonomia Online.
Po ashtu është vendosur që në raportim të thirret edhe Arben Çitaku, ish-sekretar i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), aktualisht sekretar i Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit (MEA).
Të mërkurën po ashtu anëtarët e Komisionit do të takohen edhe me pesë ekspertë vendës.
Zyra ligjore e Kuvendit s’i jep mandat Komisionit të pezullojë lejet për hidrocentralet
Zyra ligjore e Kuvendit të Kosovës ka vlerësuar se Komisioni hetimor për hidrocentralet s’ka mandat që të pezullojë lejen e lëshuara nga institucionet përkatëse për operimin e hidrocentraleve, raporton Ekonomia Online.
Në mbledhjen e këtij Komisioni të mbajtur të hënën, Eliza Hoxha, tha se Zyra Ligjore me interpretimin e saj ka kufizuar fushëveprimin e Komisionit.
“Sipas të përfundimeve të Zyrës ligjore ne s’kemi mandat për ta bërë një pezullim të tillë. Fushëveprimi jonë na kufizon.
Haxhi Avdyli, anëtar i Komisionit shprehu shqetësimin se si në kohën kur ky Komision po heton lejet për hidrocentrale, Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit i lëshon leje një kompanie për te operuar.
“Shfaqë indinjatën time që në kohën kur Komisioni ynë po gjënë të gjitha keqpërdorimet ndodhi që ZRE e Ministria e Ekonomisë jep leje për një operator. Është një goditje kjo që tregon se ne mund të bëjmë çka të duam. Mendoj që mendimi i zotëri Abrashit që të këtë kërkesë për pezullim të punës ka qenë i drejtë. Ne duhet të shtojmë vëllimin e punës dhe të thërrasim ata që kanë qenë përgjegjës në të kaluarën edhe ZRrE edhe Kelkosin për dhënien e lejes mjedisore për një operator që nuk i ka përmbushur kushtet”.
Besa Gaxheri, anëtare e Komisionit, ka thënë se ata e kanë të pamundur të marrin vendim për pezullimin e lejeve për hidrocentralet.
Ajo ka kërkuar raportim të ministrit Kuçi dhe Borditi të ZRrE-së, pas vendimit për dhënien e lejve për “KELKOS”.
“Është e pamundshme që ne si Komision të marrim vendim për pezullim të lejeve. Situata është e keqe. 3 muaj s’do të na mjaftojnë. Ne jemi vonuar në hapa. Ende s’kemi angazhuar ekspret. Ne ende se kemi kontratën e nënshkruar të Kelkos me Qeverinë. Vendimet e ZRrE-së dhe Qeverisë janë shqetësuese. Ata duhet me argumentua. Ne duhet të dimë si Kellos ka marr leje për dy hidrocentralet. Ne kemi parë që terreni është shqetësues për ambientin. Urgjent ministri të vij këtu, po ashtu edhe kryesuesi i Bordit të ZRrE”.
Eliza Hoxha ka thënë se të mërkurën mund t’i ftojnë ekspertët.
Artan Abrashi, anëtar i Komisionit, tha se me interpretimin e Zyrës ligjore është vënë në pikëpyetje autoriteti i deputetëve.
“Ndodhemi në një situatë ku jemi goditur. Është vënë në pikëpyetje autoriteti i deputetëve të Kuvendit. Propozimi im lidhur me pezullimin kishte të bënte me pengimin e një situate në të cilën jemi edhe ne. Është për keqardhje mosgatishmëria e institucioneve që të sjellin dokumentet që na duhen edhe pse janë të detyruar.
Teuta Haxhiu ka thënë se Komisioni ka humbur shumë kohë dhe duhet të ftohen ekspertët.
“Ne si Komision kemi humbur shumë kohë duke kërkuar interpretime ligjore. Këto hidrocentrale janë objekte që sa kohë prodhojnë rrymë. Ne nuk mund t’i zhbëjmë e t’i zhvendosim ato. Na duhen ekspertet dhe ne duhet të fillojmë. Institucionet që nuk kanë sjellë materiale është shumë keq, mbi bazën e atyre raporteve unë mund të kem pyetje tjera. Ne ende s’kemi filluar me i kryer punët tona. Jam për t’i thirrur drejtorë e anëtarë.
Ndërsa Shpejtim Bulliqi ka kërkuar që Kuvendi të shkarkojë Bordin e ZRrE-së. Në Kuvend të kërkojmë që të shkarkohet Bordi i ZRrE-së”, tha ai.