Lek Mazreku përkundër moshës së re, 15 vjeçar, po arrin të fitojë medalje të arta edhe në gara për të rritur.
“Këtë fundjavë në mitingun e 7 shtatorit dhe javën e kaluar në kupën e juniorëve Lek Mazreku fitoi dy medalje të arta përkundër”, thotë Adrian Mazreku, trajneri i tij, transmeton KTV.
Ai më tutje bën të ditur se atleti në fjalë këtë vit ka thyer dy rekorde të Kosovës në disiplinën 300 dhe 400 metra të grupmoshës U16. Ka fituar medalje në mitingun ndërkombëtar në Tivar.
“Është kampion absolut i Kosovës për grupmoshat U16, U18 dhe kampion gjithëkombëtar në grupmoshën U16 në disiplinën 400 metra. Talent të tillë rrallëherë i vinë atletikës”, thekson trajneri i tij Adrian Mazreku, që shton se, “por duhet të punojmë shumë derisa Leka të arrijë në kategorinë e seniorëve”.