Lekaj asfalton rrugët e Gllogjanit

Prishtinë | 12 Nën 2018 | 13:33 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj që vjen nga radhët e AAK-së ka njoftuar se do të asfaltohet rruga e fshatit Gllogjan të Deçanit, vendlindja e kryeministrit Ramush Haradinaj. Lekaj ka thënë se ky projekt do të kushtojë rreth 650 mijë euro.

“Rrugët e fshatit Gllogjan do të bëhen me asfalt”. Kështu ka paralajmëruar vet Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Lekaj përmes një postimi në profilin e ti në Facebook tha se rrugët e Gllogjanit do të asfaltohen brenda javës.

“Gllogjani brenda javës me të gjitha rrugët e asfaltuara! Sot filloi edhe faza e dytë e asfaltimit të rrugëve në Gllogjan të Deçanit. Me një projekt prej 650 mijë euro, banorëve të vendit kontributdhënës për lirinë e vendit, më në fund po i mundësojmë infrastrukturën e duhur”, ka shkruar Lekaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme