Lekaj: Buxheti i propozuar për vitin 2025 është i Vetëvendosjes dhe jo i qytetarëve të Kosovës

Prishtinë | 15 Nën 2024 | 18:47 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, në Komisionin për Buxhet kur po diskutoheshin kërkesat buxhetore për vitin 2025, tha se buxheti i propozuar është i LVV-së, por jo i qytetarëve.

“Buxheti i propozuar për vitin 2025 është buxhet i Vetëvendosjes dhe jo i qytetarëve të Kosovës. Asnjë organizate buxhetore nuk i keni dhënë hapësirë të dëgjohen dhe merren parasysh kërkesat buxhetore”.

“Kryetarët e komunave i keni nxjerrë para aktit të kryer me kërkesat buxhetore dhe nuk po i përkrahin në asnjë projekt. Mund të rrimë edhe 1 muaj të diskutojmë, por asnjë amandament dhe kërkesë buxhetore nuk do të pranohet nga ju si shumicë e pushtetit”, deklaroi Lekaj në Komision.

Të ngjashme