Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të bëhen bashkë dhe të shkojnë në veri të Kosovës.Mirëpo kësaj thirrjeje i është përgjigjur deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, duke e pyetur Lekajn se do të t’ua tregojë rrugën deri te shtëpia e Radojiçqit dhe Veselinoviqit.
Është paska qesharake të trajtohet kështu, por me kënaqësi do të shkonim nëse na kishte treguar rrugën deri te shtëpia e Radojiçiqit dhe Veselinoviqit, është diskutuar që keni shkuar më herët, pasi kanë shkuar edhe tjerët, shkojmë bashkë me juve”, ka thënë Bajrami.
Këtë replikë nuk e ka pranuar mirë deputeti Lekaj.Sa i përket kolegut deputet, më vjen turp që ai e thotë këtë dhe barazon një komandant, falë gjakut të familjes së tyre, falë luftës së tij, sot e kemi lirinë dhe ky më krahason me Radojiçiqin”