Lekaj: E papranueshme largimi i mediave nga raportimi i KOSTT, është kapje e shtetit

Prishtinë | 05 Gus 2021 | 12:24 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pozita po tenton kapjen e shtetit, kështu tha deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, raporton Ekonomia Online.

Këtë e tha pasi mediat nuk u lejuan të qëndrojnë gjatë raportimit të bordi dhe menaxhmenti i NP KOSTT në Komisionin për Ekonomi, Ndërmarrësi, Industri dhe Tregti.

Tutje ai e quan sistem komunist qasjen e tyre në kuadër të këtij komisioni.

“Ka kapje të shtetit dhe proklamim, e patë edhe ju sot që u përjashtuan mediat, dhe kjo është e papranueshme për neve sepse nuk pat diçka sensitive që të përjashtohen mediat, dhe që unë lirisht mund ta quaj sistem komunist”, tha Lekaj.

https://vimeo.com/583311168

Të ngjashme