Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka kërkuar Kurtit që të mos fshihet dhe të marrë përgjegjësitë që i takojnë.
Lekaj në një postim në rrjetin Facebook shkruan se sot i erdhi dita Kurtit, ndërsa ai zgjodhi të mos jetë aty.
Ky është reagimi i tij i plotë:
Albin ku je?
Mos u fsheh! Merri pergjegjësitë që të takojnë!
15 vite ekzistencë për të ardhur te dita e sotme.
Dhjetëra protesta të organizuara.
Qindra aktivistë të burgosur.
Mijëra ditë burg të mbajtura.
Tre qytetarë, përkrahës tu të vdekur si pasojë e aksioneve të Lëvizjes tënde.
Sot ty të erdhi dita, e ti zgjodhe të mos jesh aty!
DËSHPËRUESE!.