Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK’së), Pal Lekaj ka reaguar pas raportimeve në media se ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani ka shpallur zgjedhjet në mënyrë anti-kushtetuese.
Lekaj në një postim të bërë në Facebook ka ngritur dyshime se Vjosa Osmani mund të ketë bërë falsifikim dokumentesh.
“Në nguti për të ju përshtatur liderit të saj, “juristja” Vjosa Osmani, nën petkun e u.d. të Presidetes, na paska dërguar në zgjedhje duke i shkelur procedurat Kushtetuese”, ka shkruar ai.
Postimi i Lekajt:
Në nguti për të ju pershtatur liderit të saj, “juristja” Vjosa Osmani, nën petkun e u.d. të Presidetes, na paska derguar në zgjedhje duke i shkelur procedurat Kushtetuese.
Kjo histori po shkon më larg se kaq, deri te dyshimi për falsifikim dokumentash.
Egoja e madhe për pushtet e ka shtyrë atë në gabime amatoreske procedurale të pa logjikshme.
Kosova nuk ka nevojë për Presidentë të tillë.