Deputeti i AAK’së, Pal Lekaj e ka quajtur sot mashtrues kreun e Qeverisë në detyrë, Albin Kurtin,.
Lekaj ka thënë se Kurti është mashtrues në ikje dhe se se mbrëmë pa fije turp e ka vendosur reciprocitetin me Serbinë.
Ai ka pyetur se ku ka mbetur reciprociteti i njohjes së targave, dokumenteve të udhëtimit e diplomave.
“Por, si ndodhi që nga reciprociteti politik, ekonomik e tregtar të na shndërrohet në reciprocitet të certifikatave fitosanitare e veterinare? Ku mbeti reciprociteti i njohjes së targave të automjeteve? Ku mbeti njohja e dokumenteve të udhëtimit? Ku mbeti njohja e ndërsjelltë e diplomave?
Këtu po ju bashkangjes me zë dhe figurë ish kryeministrin duke trumbetuar reciprocitetin “e plotë” që tashmë ka mbetur një nga gërmadhat mashtruese të tij”, ka shkruar ai.