Lekaj për deklaratat e Kurtit: Falë tyre je kryeministër, votat e tyre do të ndëshkojnë

Prishtinë | 04 Sht 2022 | 13:32 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka thënë se janë të papranueshme deklaratat e kryeministrit Kurti ndaj diasporës.

Në një postim në Facebook, Lekaj ka shkruar se Kurti i ka mashtruar mërgimtarët, fillimisht duke u paguar policën kufitare, e pastaj edhe duke i fyer.

Postimi i plotë i tij

Fyerja e Kryeministrit ndaj Diasporës sonë është e papranueshme, dhe si i tillë ky epitet i dëmton tej mase ata. Si deputet i Republikës së Kosovës, nuk e pranoj assesi që një kryeministër t’i ofendojë në këtë mënyrë bashkatdhetarët tanë.

Kryeministër, fillimisht i mashtrove me polisën kufitare, për të cilën mandatin e parë u pagove, ndërsa këtë vit i detyrove të paguajnë, dhe nuk e largove siç pate premtuar. Falë tyre je kryeministër, dhe besoj se votat e tyre do të ndëshkojnë!

PL

Të ngjashme