Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka hapur zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 Shkurtit, me një tubim në Prizren.
Kandidati për deputet i Aleancës, Pal Lekaj, ka thënë se programi i AAK-së është përpiluar për të zhvilluar Kosovën në të gjitha fushat.
Lekaj në këtë garë zgjedhore kërkon besimin e qytetarëve që të jetë zë i fuqishëm i tyre.
POSTIMI I PLOTË:
Sot edhe zyrtarisht u hap fushata elektorale për zgjedhjet e 14 Shkurtit.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, fushatën e saj e hapi në kryeqytetin historik të shqiptarëve, Prizrenin.
Prizreni i datave të më mëdha të kohës u mblodh për të treguar që mbështet fuqishëm Aleancën dhe programin e saj dhe presidentin në ardhje z. Ramush Haradinaj.
Programi i Aleancës është i përpiluar për të zhvilluar Kosovën në të gjitha fushat dhe është programi më adekuat për qeverinë e ardhshme.
Në këtë garë zgjedhore, unë kërkoj besimin tuaj duke ju garantuar që do të jem zë i fuqishëm për kërkesat dhe nevojat e juaja.
Numri im është 7.