Lekaj: Regjimi i Kurtit po i lë mësimdhënësit pa paga, të ndalet poshtërimi ndaj tyre

Prishtinë | 03 Tet 2022 | 17:57 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë për mosekzekutimin e pagave për grevistët, raporton Ekonomia Online.

Lekaj ka thënë se ky është shembull i keqqeverisjes, propagandës e linçimeve të kësaj Qeverie, të cilët e ka quajtur regjim.

Me këtë rast, deputeti i AAK-së, ka kërkuar që të ndalet, siç ka thënë ai poshtërimi ndaj mësimdhënësve.

Postimi i plotë i tij:

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, duhet të ndiqet penalisht, pasi me vendim të shefit të tij, la pa paga mijëra mësimdhënës.

Regjimi i Kurtit, është shembulli i mosqeverisjes, propagandës e linçimeve, e cila ka dështuar të përballet me kërkesat e qytetarëve dhe në vend të kësaj po praktikon qasje autokratike mësimdhënësve.

Të lutëm Kryeministër, ndale poshtërimin ndaj mësimdhënësve.

Të ngjashme