Lekaj: Rrugët janë të kalueshme në gjithë Kosovën

Prishtinë | 12 Jan 2019 | 13:30 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka njoftuar se në këtë vikend mund të udhëtohet nëpër të gjitha rajonet e Kosovës pasi rrugët janë të pastra në mbarë Kosovën.

“Natyrën e bukur të Kosovës e ka hijeshuar edhe më shumë bora e ditëve të fundit. Që rrugët regjionale, nacionale dhe autostradat të jenë të sigurta për qarkullim edhe gjatë ditëve kur pati reshje të mëdha, u përkujdesën 14 kompani të kontrakturara bashkë me ekipet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit. Shijojeni borën, vikend të këndshëm”, ka shkruar ai në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme