Ministri i Infrastruktures Pal Lekaj, vizitoi komunën e Shtimes, ku u prit nga kryetari Naim Ismajli, me të cilin kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe komunës së Shtimes.
Ministri Lekaj e ka siguruar kryetarin Ismajli se Ministria e Infrastrukturës do ta përkrahë komunën e Shtimes, sikurse edhe komunat tjera të vendit. Lekaj ka thënë se kjo komunë do ta ketë vëmendjen e duhur të ministrisë dhe se do të përkrahet fuqishëm në projektet infrastrukturore.
Ndërsa, kryteari i Shtimes, Naim Ismajli, e ka falenderuar ministrin Pal Lekaj dhe ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të komunave me institucionet qendrore, në këtë rast me Ministrinë e Infrastrukturës.
Kryetari Ismajli e ka njoftuar ministrin Lekaj për projektet që janë në fazën fillestare të projektimit dhe për ato që janë në realizim e sipër. Kryetari Ismajli e shoqëroi ministrin Lekaj edhe në ambientet e reja të aneksit të komunës, ku edhe e ka njoftuar për reformat dhe impelementimin e projektit e-komuna, i cili do të fillojë së shpejti.