Në tregun e këmbimit valutor vendas, të hënën, dollari amerikan u forcua kundrejt lekut, ndërsa monedha europiane euro u zhvlerësua lehtë në raport me lekun.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euroja këmbehet sot me 124,08 lekë ose 0,03 lekë më pak se një ditë më parë.
Ndërsa monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0,06 lekë dhe këmbehet me 104,74 lekë.
Paundi britanik dhe franga zvicerane, këmbehen sot me lekun respektivisht në vlerat 134,52 lekë dhe 115,34 lekë.
Monedha britanike por edhe franga zvicerane fituan terren kundrejt lekut respektivisht me 0,67 lekë dhe 0,09 lekë/ATSH.