Në tregun e këmbimit valutor, këtë fillim jave, euro ka forcuar pozitat duke rikuperuar pikët që humbi gjatë javës së kaluar.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, të martën euro këmbehet me 122.85 lekë, ose 0.42 lekë më shumë se në fundjavë, duke shënuar rritjen më të madhe ditore që prej muajit prill.
Javën e kaluar, euro zbriti në 122.3 lekë, duke arritur në nivelin më të ulët në 11 vjet. Aktorët e tregut shprehen se pavarësisht forcimit të euros këto ditë, monedha e përbashkët vijon të luhatet afër niveleve të ulëta ndikuar kjo nga sezoni i turistik që ka shtuar ofertën e euros në treg.
Këtë javë pozitat i ka forcuar edhe dollari. Valuta e gjelbër amerikane këmbehet me 1-9.78 lekë ose 0,44 lekë më shumë se një ditë më parë, tendencë e cila reflekton ecurinë në bursat ndërkombëtare, por luhatjet janë brenda parashikimeve të Bankës së Shqipërisë.