Juventus mesa duket nuk është i bindur për të vazhduar me trajnerin Mauricio Sarrin dhe po shikon alternativat ku mes tyre është Mauricio Poçetino.
Ish-trajneri i Çelsit fitoi titullin e 9-të rresht kampion në Seria A mes shumë vështirësive ku e mbylli vetëm një pikë para Interit.
Drejtuesit e bardhezinjve nuk janë të kënaqur me punën e Sarrit në pankinë. Sipas “Tuto Mercato” Juventusi po mendon ta shkarkojë nëse nuk kalon dot Lionin në Champions.
Ka shumë kandidatë për stolin e Juventusit por i preferuari dhe ai që qëndron në majë të dëshirave të drejtuesve bardhezinjë është Mauricio Poçetino.
Poçetino është prej kohësh pa punë që prej largimit nga Totenhem.