Një tërmet i fortë është ndjerë mëngjesin e kësaj të diele në Zagreb të Kroacisë. Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane, EMSC tërmeti ishte me magnitudë 5.3 ballë të shkallës Rihter.
Epiqendra e tërmetit ishte 7 kilomenta në veri të Zagrebit.
Sipas të dhënave thellësia e tij ishte 10 kilometra. Nuk janë raportuar për të lënduar apo dëme materiale.