Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Prishtinë | 11 Shk 2023 | 15:38 | Nga Ekonomia Online

Shqipëria është lëkundur sërish nga tërmeti. Mesditën e sotme lëkundjet sizmike 3.2 ballë e shkallës rihter dhe me thellësi 12 km, janë ndjerë në juglindje të Shqipërisë.

Sipas qendrës sizmologjike të Evropës, lëkundjen janë shënuar 19 km nga qyteti i Korçës.

Nuk raportohet për dëme materiale. Lëkundja e fundit sizmike në Shqipëri është shënuar dy ditë më parë me epiqendër 10 km nga Librazhdi dhe 23 km nga Elbasani, ndërsa lëkundjet janë ndjerë në disa qytete.

Të ngjashme