Lëkundjet e forta të tërmetit “shkundin” Bursën në Turqi

Prishtinë | 04 Dhj 2023 | 12:36 | Nga Ekonomia Online

Deri më tani nuk është raportuar për viktima rreth epiqendrës së tërmetit, në gjirin Gemlik të Detit Marmara, pranë qytetit të Bursës.

Disa njerëz lanë shtëpitë e tyre dhe dolën në rrugë, nga frika se ndërtesat do të shemben, raportoi AFP të hënën.

Stambolli, një qytet me 16 milionë banorë, prej kohësh ka pasur frikë nga një tjetër tërmet i madh që nga një lëkundje katastrofike në vitin 1999 që vrau rreth 17,000 njerëz, kryesisht në rajonin e Marmarasë dhe rreth 1,000 në Stamboll, i cili shtrihet pranë vijës së thyerjes së Anadollit të Veriut.

Ekspertët thonë se një tërmet në Stamboll mund të jetë më vdekjeprurës se tërmeti që goditi Turqinë jugore dhe Sirinë veriore në shkurt, duke vrarë rreth 60,000 njerëz, kryesisht në Turqi, dhe duke shkatërruar dhjetëra mijëra shtëpi.

Të ngjashme